Lajme

Gjermania hap xhaminë e parë “liberale” në botë

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 17 June 2017

Një xhami “liberale” ku të gjithë myslimanët mund të luten së bashku pavarësisht gjinisë së tyre, seksit apo sektit islam është hapur në Gjermani.

Xhamia “Ibn Rushd-Goethe”, që ndodhet brenda një kishe Protestante në Berlin, është e para e këtij lloji në vend – dhe në botë.

Besimtarët sunitë dhe shiitë inkurajohen që të luten së bashku me njëri-tjetrin, dhe gratë nuk do të lejohen të veshin shami, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Aktivistja për të drejtat e grave, Seyran Ates, që ka bërë fushatë për të hapur një vend të tillë lutjeje në Gjermani që tetë vite, tha: “Nuk mund të jem më e lumtur, është një ëndërr e bërë realitet. Ky projekt ishte shtyrë mjaft”.

“Kaq aq shumë terror islamik dhe aq shumë të këqija po ndodhin në emër të fesë sime… është e rëndësishme që ne, myslimanët modernë dhe liberalë, të tregojmë fytyrat tona në publik”, tha ajo për gazetën Der Spiegel.

Ates tha për gazetën se shamitë dhe mbulesat e tjera janë të ndaluara në xhami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera