Gjermania e prerë: Serbët të heqin sa më shpejt barrikadat ilegale

Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 29 December 2022
Qeveria gjermane dhe raportuesit e partive të ndryshme në Bundestag shprehen të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë gatishmëri për negocim dhe qasje më konstruktive nga Kosova dhe Serbia.
Qeveria gjermane u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin:
“Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë”.
Retorika nacionaliste e Serbisë
Më tej ai kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë dhe bëri thirrje që kjo e fundit të heqë dorë prej saj.
“Retorika nacionaliste, që kemi dëgjuar nga pala serbe në kohët e fundit është tërësisht e papranueshme dhe rritja e pranisë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën jep një sinjal krejt të gabuar, prandaj edhe ne presim një qasje konstruktive nga ana e Serbisë dhe këtë e kemi bërë të qartë në kanale të ndryshme”, tha Burger.MPJ e Gjermanisë: Bllokimi i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë
Burger tha gjithashtu se serbët e Kosovës duhet të kthehen sa më shpejt në institucionet Kosovës. “Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës”, argumentoi ai.
Qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kërkoi gjithashtu qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës.
“Kosova duhet ta pranojë që të vërë në agjendën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai duke rikonfirmuar edhe mbështetjen e Berlinit për “bisedimet shumë instensive të udhëhequra nga i ngarkuari i BE-së me dialgun, Miroslav Lajçak, dhe nga KFOR-i, për të arritur një shtensionim të situatës në terren dhe progres në dalogun e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Nga Serbia kërkohet gatishmëri për negociim
Ndaj zhvillimeve aktuale mes Serbisë dhe Kosovës kanë reaguar edhe raportuesit e partive për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.
Deputeti socialdemokrat, Adis Ahmetovic, në një deklaratë për shtyp kërkoi nga Serbia gatishmëri për negociim: “Në vend të provokimeve të mëtejshme – p.sh. duke vënë forcat serbe të sigurisë në gatishmërinë më të lartë luftarake ose duke bllokuar rrugët e trafikut dhe kalimet kufitare – më në fund duhet të ketë një vullnet real për të negociuar në mënyrë që të parandalohet një konflikt i armatosur.”Deputeti socialdemokrat Adis Ahmetovic kërkon nga Serbia gatishmëri për negociim
Ahmetovic kritikoi qëndrimin e Serbisë dhe kërkoi sqarimin e njoftimeve të pakonfirmuara për praninë e forcave ruse në Serbi. “Përkundër kërkesave të ndërkombëtarëve dhe të kryeministrit kosovar që i kërkoi forcës paqeruajtëse të Kosovës, KFOR-it , të heqë barrikadat, arteriet e rëndësishme të trafikut vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe pikat kufitare të mbyllura. Informacioni ekzistues – nëse konfirmohet – se forcat e sigurisë Wagneriane tashmë janë të vendosura në Serbi duhet të sqarohet menjëherë”, tha Ahmetovic.Forca paqeruajtëse e Kosovës, KFOR
Sipas tij BE dhe SHBA kanë një rol kyç për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. “Më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-ve u kërkohet të marrin masa të menjëhershme konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin e trupave të KFOR-it në vend, tha deputeti. “Llogaritja e qartë për të përsëritur një kapitull të errët të historisë, nuk duhet të funksionojë”, deklaroi raportuesi i socialdemokratëve në Bundestag, Adis Ahmetovic.
Hacker: Serbët të heqin bllokadat
Me rastin e tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, edhe raportuesi përgjegjës i grupit parlamentar të partisë liberale FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker, kërkoi nga serbët të heqin bllokadat.
“Lirimi i ish-oficerit të policisë serbe, Dejan Pantic, tani duhet të përdoret për t’u dhënë fund menjëherë kufizimeve sistematike të lirisë së lëvizjes në dhe rreth qytetit verior të Kosovës, Mitrovicës”, shkruan deputeti në një deklaratë për shtyp.Barrikadat serbe në veri të Kosovës
“Me vendimin e sotëm nuk ka më arsye të kuptueshme për mbajtjen e barrikadave. Këto tani duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, nën mbikëqyrjen e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. Udhëheqja e Beogradit do të ishte mirë gjithashtu që të hiqte dorë nga retorika agresive dhe destruktive dhe t’u kthehej toneve konstruktive që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi deputeti i liberalëve./dw

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...