Sport

Gjermania e Botërorit, ja cilët futbollist e kanë vendin të sigurt dhe cilët jo

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 14 May 2018

Më 15 maj, Joachim Low do të publikojë listën e skuadrës së Gjermanisë për në Botërorin “Rusi 2018”.

Ende ka shumë dilema, se cilët do të jenë futbollistët që do të përfaqësojnë kampionët e Botës në Rusi.

Disa për shkak dëmtimesh, disa për shkak të formës e disa për zgjedhje taktike. “Sport Bild” ka bërë një listë me 18 lojtarët që e kanë të sigurt që do të jenë në Botëror me Gjermaninë dhe një listë tjetër me 11 futbollistët kandidatë për të plotësuar pjesën tjetër të skuadrës.

-Advertisement-

Në mesin e 11 lojtarëve që janë në mëdyshje për të plotësuar listën përfundimtare të Gjermanisë janë edhe Neuer, Boateng, Can, të cilët janë në fazë rikuperimi, por edhe Gotze, Gomez e Mustafi, të cilët ende nuk e kanë bindur trajnerin Low…

Lista e lojtarëve që e kanë të sigurt Botërorin

Marc-André ter Stegen (FC Barcelona)

Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach)

Joshua Kimmich (Bayern München)

Toni Kroos (Real Madrid)

Thomas Müller (Bayern München)

Leroy Sané (Manchester City)

Marco Reus (Borussia Dortmund)

Timo Werner (RB Leipzig)

Mats Hummels (Bayern München)

Sami Khedira (Juventus)

Ilkay Gündogan (Manchester City)

Julian Draxler (Paris Saint-Germain)

Mesut Özil (Arsenal)

Leon Goretzka (Schalke 04)

Niklas Süle (Bayern München)

Antonio Rüdiger (Chelsea)

Jonas Hector (Köln)

Sandro Wagner (Bayern München)

Lista e lojtarëve në dyshim për në Botëror:

Jerome Boateng (Bayern München)

Julian Brandt (Bayer Leverkusen)

Emre Can (FC Liverpool)

Mario Götze (Borussia Dortmund)

Mario Gomez (VfB Stuttgart)

Bernd Leno (Bayer Leverkusen)

Shkodran Mustafi (FC Arsenal)

Manuel Neuer (Bayern München)

Marvin Plattenhardt (Hertha BSC)

Sebastian Rudy (Bayern München)

Kevin Trapp (Paris Saint-Germain)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera