Gjermania do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Kievin në 2024-n

Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 13 November 2023
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi dje të dielën dyfishimin, në 8 miliardë euro, të ndihmës ushtarake që vendi i tij do t’i japë Ukrainës në vitin 2024.
Ky është një “mesazh i fortë për Ukrainën” se “ne nuk do ta braktisim atë”, tha Pistorius në transmetuesin publik ARD, duke konfirmuar raportimet në shtypin gjerman dhe ndërkombëtar se shuma ishte dyfishuar.
Vendimi vjen pasi “Ukraina duhet të vazhdojë betejën” me Rusinë “në një kohë kur një pjesë e vëmendjes ndërkombëtare është përqendruar te Izraeli” dhe lufta e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës, shtoi ministri.
Për më tepër, rritja e ndihmës korrespondon “me përvojën që kemi pasur këtë vit”, e cila ka treguar se “sasia e parashikuar” e ndihmës është “shfrytëzuar shpejt”, shtoi ai.
Qeveria gjermane fillimisht planifikoi një paketë ndihme, kryesisht pajisje ushtarake, me vlerë 4 miliardë euro.
Por partitë në qeverinë e koalicionit të kancelarit Olaf Solz ranë dakord të dyfishonin shumën. Vendimi pritet të ratifikohet zyrtarisht me një votim në një komitet të dhomës së ulët të Gjermanisë, Bundestagut, të enjten.
Pasi ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas, në fund të shkurtit 2022, Gjermania është ndër vendet me kontributin më të madh në mbështetjen e Kievit. Berlini i ka ndarë rreth 22 miliardë euro qeverisë ukrainase, duke ofruar ndihmë humanitare, ekonomike dhe ushtarake.
Gjermania i ka dërguar Ukrainës në veçanti tanke të rënda, automjete të blinduara luftarake, municione dhe sisteme të ndryshme të mbrojtjes kundërajrore.
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzny, gjykoi në një intervistë të fundit me revistën The Economist se të dy ushtritë janë në një luftë shkatërrimi dhe pozicionesh.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë...
-
Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar
Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke th...
-
Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se t...
-
Osmani mesazhe Brukselit: Pa SHBA-në dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme
Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Rusët nisën sul*min e dytë ndaj Kosovës, target ishin mediat
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar për valën e d...
-
Dakaj reagon pas rritjes 16%: Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur
Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit t...
-
KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri
KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës...
-
Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria ë...
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...