Sport

Gjermania apo Bayern Munich? Nagelsmann vendos përfundimisht

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 19 April 2024

Vazhdim me Gjermaninë apo rikthim te Bayern Munich? Tani nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Julian Nagelsmann.

36-vjeçari, i cili kishte kontratë me kombëtaren gjermane deri në fundin e Euro 2024, do të vazhdojë të jetë në pankinën e katër herë kampionëve të botës.

Shumë u fol për një rikthim në krye të Bayernit, klub që do të ndahet në fundin e sezonit me Thomas Tuchel.

-Advertisement-

Por, gjysmëfinalistët e Championsit duhet të studiojnë alternativa të tjera, pasi Nagelsmann, i cili pëlqehej edhe nga Liverpooli, nuk lëviz.

“Një vendim zemre, është nder të drejtosh Kombëtaren. Mund të bëhemi burim frymëzimi për të gjithë vendin”, theksoi Nagelsmann pas rinovimit.

Trajneri i talentuar ka firmosur deri në korrikun e vitit 2026. Duke qenë ai që do të drejtojë Gjermaninë edhe në Kupën e Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Nagelsmann mori drejtimin e Gjermanisë në fundin e shtatorit të vitit të kaluar. Dhe në një periudhë të shkurtër ka rikthyer entuziazmin, lojën e bukur dhe rezultatet pozitive në skuadër.

Në Europianin e shtëpisë (14 qershor-14 korrik), kombëtarja gjermane është pjesë e grupit A. Bashkë me Hungarinë, Skocinë dhe Zvicrën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera