Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme

Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 01 July 2023
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, Mark Milley.
“Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë… Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley.
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”.
“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, i tha ai një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, sipas transmetuesit publik britanik BBC.
Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi se ofensiva po bënte përparim të ngadaltë.
Gjatë takimit të organizuar në Uashington më 30 qershor, Milley tha se kundërofensiva “po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke kaluar qëllimshëm nëpër fusha shumë të vështira e të minuara… 500 metra në ditë, 1.000 metra në ditë, 2.000 metra në ditë”.
“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, tha ai.
Ushtarët ukrainas “po sulmonin nëpër fusha të minuara dhe në llogore”, tha ai, duke shtuar se kjo kundërofensive “është fjalë për fjalë një luftë për jetën e tyre”.
Ai tha se SHBA-ja po i jepte Ukrainës ndihmë “aq sa është e mundur”.
Gjenerali Milley është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit amerikan, sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se kundërofensiva ishte penguar nga mungesa e fuqisë adekuate të zjarrit.
Në një intervistë për mediumin amerikan Washington Post të publikuar më 30 qershor, ai tha se ishte i irrituar nga dërgesat e ngadalta të armëve të premtuara nga Perëndimi, nga avionët luftarakë modernë te municionet e artilerisë.
“Nuk më duhen 120 avionë. Nuk do ta kërcënoj të gjithë botën. Një numër shumë i kufizuar do të mjaftonte”, tha ai.
Ndërsa, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns, raportohet ta ketë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë muajin e kaluar, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase./REL

Të tjera
-
Dakaj publikon dëshmi si KEK tentoj të mashtron opinion publik me një postim në FB e pas 3 ore e demantoj vetë Kryeshefi
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas një postimi të bërë nga Korporata Ener...
-
Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit
Ditën e nesëme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstit...
-
Godet Ganimete Musliu, “Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun se e ka djeg Kuvendin në emër të Astrit Deharit”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar sit...
-
Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti ...
-
Guri – VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e...
-
Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit
Pjesa veriore e Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së shtunë. Kësh...
-
Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin në liqe
Policia e kufitare e Shqipërisë ka ndihmuar dy qytetarë që rrezikoheshin të m...
-
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin, Kallas thotë se “palët ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore”
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në...
-
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë...
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...