Fokus

Godet Ganimete Musliu, “Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun se e ka djeg Kuvendin në emër të Astrit Deharit”

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 20 June 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës ku tashmë konstituimi i saj ka dështuar për të 34-tën herë radhazi, shkruan Gazeta Infokus.

Musliu thekson fuqishëm se nuk do të mbështesë kurrë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.

Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ajo u shpreh e qartë se është kundërshtuese e emrit të VV-je për këtë pozitë.

-Advertisement-

Gjithashtu Musliu e cilësoi Haxhiun si “destruktive”, dhe “manipuluese”, në Kuvend.

“Nëse e përcjell karierën në Albulena Haxhiut ,prej mandatit par dhe dheri sot si deputete, unë flasë me kompetetca të plota, sepse keme fillu bashk karierën politike dmth. në vitin e njëjtë të dyat kemi hyrë në Kuvendin Republikës Kosovës për herë të parë si deputete. Dhe ju e dini shumë mirë sa destruktive ka qenë Albulena Haxhiu në Kuvend. Sa manipuluese ka qenë Albulena Haxhiu në Kuvend. Dhe unë nuk do të ngreh asni herë dorën për të votuar një kandidat ose një kandidate, që menjëherë, një minutë pas zjedhjes së saj media do të pushtonin me tituit, u zgjedh deputete e Kuvendit Albulena Haxhiu, pika pika e ka futur gazin lotdjellës në këtë mënyrë në Kuvend. Sepse do të merren raportet që kanë qenë gjatë asaj peridhe. Unë nuk do të e votoj Albulena Haxhiun e cila e ka djegë Kuvendin në emër të Astrit Deharit, për zbardhë rastin e Astrit Deharit dhe me ardhjen e saj, një krye të Ministrisë të Drejtsisë, digjen dy herë provat ose mostrat Astrit Deharit”, ka deklaruar Musliu në emision.

Musliu sqaroi se PDK është e gatshme të votojë kandidatë jashtë kabinetit të Albin Kurtit, nëse përmbushen kushtet politike dhe kushtetuese.

“Unë pajtohna plotësishtë me partinë demokratike, se e kemi qëndrimin se cilin kandidat jashtë kabinetit qeveritar të Albin Kurtit, ne jemi të gatshëm me e votu. Dhe qëndrojmë prapa asaj sepse unë jam ejëtare e respektimit të institucionet të vendit dhe ligjmërisë dhe kushtetueshmërisë së vendit.  Nëse kushtëtuta Republikës Kosovës e thotë se krytari Kuvendit i takonë partisë së parë, unë e votoj me bindje të plotë dhe jam për me ec përpara por nuk munesh ti me më thirrë mu për kompromis e për unitet e me thanë hajde bo qka të thomë unë e ke me votu atë që ta imponoj unë. Jemi në demokratësi deputetin nuk e detyron askush me votu, asë partia e vetë, as lideri i partisë vetë, deputeti I bindet kushtetutës, ligjit të Kosovës, Nëse dikujna i ka për borgj me i dhanë llogari është qytetari I republikës së Kosovës që ja dha hallall besimin”, ka deklaruar tutje Musliu./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera