Lajme

E tmerrshme : Pas ndeshjes sheshi i mbushur me mbeturina

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 17 November 2019

Mijëra tifozë të Kosovës tashmë kanë braktisur sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por pas vetes kanë lënë ‘diçka tjetër’.
Kosova sonte pësoi humbje nga Anglia 0:4, në ndeshjen e fundit për kualifikimet në evropianin 2020.
Tifozët të cilët nuk kishin mundur ta përcjellin ndeshjen brenda stadiumit, ishin mbledhur ta përcillnin përmes monitorit të vendosur në “Zahir Pajaziti”.
Pas atmosferës së zjarrtë dhe mbështetjes maksimale për futbollistët e Kosovës, tashmë sheshi është braktisur dhe aty mund të shihen gjësende të ndryshme, përfshirë edhe shishe, të cilat janë hedhur në tokë.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera