Gjendje e rënduar pas përmbytjeve në Podujevë , një fshat i tërë është bllokuar

Autori: Gazeta inFokus
21:24 | 19 January 2023
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në “Politiko” ka thënë se gjendja pas vërshimeve në këtë qytet vazhdon të jetë e rënduar, sidomos në fshatin Pakashticë i cili është i tëri i bllokuar.
Bulliqi ka thënë se deri më tani janë evakuuar dy familje në Podujevë për shkak të dëmeve që vërshimeve kanë shkaktuar në shtëpitë e tyre.
“Nga kjo që po shihet këto momente, sot në dhjetëra fshatra të Podujevës kemi një gjendje të renduar për shkak të reshjeve që kanë rënë dje dhe sot. Gjendja më e rënduar është në fshati Pakashticë, ku faktikisht e kami si lokalitet të tërë të bllokuar. Por kemi edhe disa lagje të tjera që kanë probleme, njëra është kjo këtu rruga kryesore e qytetit ku është bllokuar. Kemi pasur evakuimin e dy familjeve, jemi në gjendje gatishmërie si komunë, me zjarrfikës dhe të gjithë po bëjmë të mundur të jem më afër qytetarëve. Fatmirësisht nuk kemi humbje jete, por dëmet janë të mëdha, ka shumë dëme edhe në disa biznese prodhuese. Që nga viti 1979 nuk kemi pasur rast të kemi sasi të ujërave të tillë tek lumi Llap këtu. Pra është diçka e papritur. Deri tash kemi angazhuar 5 ekipe që po punojnë për ndihmë të qytetarëve.
Tutje, Bulliqi ka thënë se nëse do të ketë reshje me tutje do të kemi vështirësi me menaxhu situatën.
I pari i Podujevës, ka thënë se stafi emergjent është duke pranuar të gjitha telefonatat nga qytetarët dhe do të ju ofrojnë ndihmë.
Bulliqi ka thënë se pas përfundimit të vërshimeve do të sanojnë dëmet që kanë ndodhur dhe t’i ndihmojnë qytetarëve sado pak financiarisht.

Të tjera
-
Deputeti i PDK’së paralajmëron një veprim drastik nëse dështon seanca edhe sot
Deptueti i PDK’së, Nait Hasani ka thënë se vazhdimi i pamasë i seancës konsti...
-
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën – 21 herë nuk morën pjesë në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, para fillimit të seancës ko...
-
Moskonstituimi i Kuvendit, Zemaj: Përgjegjësia morale dhe politike bie mbi LVV-në
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para nisjes së seancës së 30-të për ...
-
“Pa lirimin e tyre, nuk ka festë në Prishtinë” – Në 26-vjetorin e Çlirimit, qytetari kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një qytetar ka shprehur pakënaqësinë dh...
-
Arben Gashi: S’ka sinjale për ndonjë ndryshim, por ka ardhë koha me gjet zgjidhjen
Arben Gashi nga LDK para nisjes së seancës ka thënë se nuk ka sinjale për ndo...
-
Arrestohen dy kosovarë në Shëngjin, u kapën duke shitur dro*gë – një tjetër shpallet në kërkim
Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar një operacion të koduar “Kamuflimi...
-
Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë
Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër ...
-
Arrestohet hajni që vodhi 350 euro nga një lokal në Prishtinë
Është arrestuar i dyshuari i cili më 4 maj me përdorim force kishte depërtuar...
-
Musk i bie pishman për disa postime lidhur me Trumpin
Miliarderi Elon Musk tha të mërkurën se pendohet për disa nga postimet që bër...
-
Vde*s regjisori shqiptar Leka Bungo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenarist...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij ...
-
Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim...