Gjendje e rëndë nga vërshimet në Pejë, preken familjet dhe bizneset

Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 28 June 2023
Dy viktima dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan nga vërshimet e ditës së shtunë në Pejë.
Nënë e bir humben jetën tragjikisht nga shiu i madh, të cilët u varrosën të hënën.
Shiu i madh në Pejë ka lënë shumë dëme të mëdha materiale edhe në prona publike dhe atë ato private.
Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë.
Lagja më e prekur nga reshjet e mëdha të shiut në këtë komunë ka qenë “Asllan Qeshma”, në të cilën u dëmtuan shumë shtëpi e biznese.
Banorët dhe bizneset e kësaj lagje, të prekura nga vërshimet po kërkojnë nga organet përgjegjëse që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe t’i dalin në ndihmë.
Valentina Dreshaj Hajrizi, pronare e një biznesi thotë për KosovaPress se dëmet janë shumë të mëdha, pasi që kanë qenë të furnizuar me mall për festën e Kurban Bajramit.
Velentina po kërkon ndihmën e institucioneve përgjegjëse, pasi që nuk i ka shpëtuar asgjë nga malli.
“Dëmet i kemi shumë të mëdha, por ende nuk mundemi me ditë vlerën, sepse jemi furnizuar për Bajram. Për sot ende nuk është ardhur askush (prej institucioneve)…Dje kanë qenë nga komuna dhe ministritë…Kanë premtuar, por tash po presim… Ky është biznes që mbajmë familjen me të, dhe ne presim ndihmë, që sa më shpejtë institucionet të ndërmarrin diçka…sepse asgjë nuk ka shpëtuar”, thotë Hajrizi.
Se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpi, e thonë edhe banorët tjerë të kësaj lagje.
Banori, Niman Kurtaj shprehet i zhgënjyer nga institucionet e shtetit që deri më tani nuk i kanë vizituar për t’iu ofruar ndihmë.
Mes tjerash, Kurtaj thotë se janë detyruar të qëndrojnë tek disa të afërmit, pasi sipas tij shtëpia e pabanueshme momentalisht.
Kurtaj thotë se deri më tani, vlera e dëmeve ka kapur vlerën mbi 60 mijë euro.
“Përmbi 60 mijë euro janë dëme, kam ble çdo gjë nga Gjermani, vetëm sistemi i ngrohjes që është dëmtuar është më së paku 25 mijë euro…Qysh e kam bërë hesap vlerën e kap 60 mijë euro…As nuk ka qenë askush me pyet a jemi gjallë, a jeni mbytë. Me pompa e gjenerator unë jam prej dje t’u nxjerr ujë. Uji më ka hy deri në dhomë të pritjes…Kërkojmë ndihmë, ku du mi marrë unë 60 mijë euro t’i blejë këto gjëra”, thotë ai.
Sipas tij, çdo gjë që ka qenë në katin e poshtëm të shtëpisë dhe është dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.
“Gruaja është shkua tek të afërmit…As s’kemi rrymë as asgjë, të gjitha janë të dëmtuara (shtëpia është e pabanueshme)…Edhe dy muaj këtu s’mundet të hy askush, të gjitha janë të dëmtuara, pa i rregulluar të gjitha, nuk kemi si të banojmë”, thotë mes tjerash Kurtaj.
Edhe banori, Muhamet Ahma derisa tregon për dëmet e shkaktuara, uron që kjo situatë të mos i ndodhë askujt më.
“Kanë qenë për vizitë këta të komunës, FSK ka qenë njëherë për ndihmë. Dëme ka nga frigoriferi e çdo gjë pothuajse qe ka qenë në podrum…Komuna premton çdokujt se do t’i ndihmojë, por sa ka me qenë nuk jemi në dijeni…Është e paparashikueshme me pa një ujë të madh si ka ndodhur këtu, por mos e përjetoftë askush këtë qe kemi përjetuar ne”, thotë Ahma.
Një grua 26 vjeçare dhe djali saj pesë vjeç vdiqën tragjikisht si pasojë e vërshimeve më 24 qershor.
Komuna e Pejës në nderime të viktimave ka shpallur ditën e hënë ditë zie. Ku me këtë vendim, të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë u pezulluan.

Të tjera
-
Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it
1 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë. ...
-
Ekskluzive: Takimi i liderëve nuk prodhon zgjidhje – Kurti ngul këmbë për Albulena Haxhiun dhe komisionin
Takimi mes liderëve të partive politike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve...
-
Ishte për pushime me familjen, 23-vjeçari nga Kosova vdes në Lezhë
Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodh...
-
Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale
Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në tak...
-
Mbyllen 8 institucione shëndetësore private pa licencë
Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur këtë javë tetë institucione shëndetësore ...
-
Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiq: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë
Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të je...
-
“Kosova është Serbi”- E tmerrshme: shikoni si serbët ngjallin urrejte në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe ...
-
Shpërthen zja*rri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapës...
-
IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se çdo vit rrez...
-
Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje
Analisti politik Avni Arifi vlerëson si të mirëpritur iniciativën e kryeminis...
-
Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë
Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësue...
-
Pas Kurtit edhe Limaj shihet në Kuvend, s’deklarohet para takimit
Përveç Albin Kurtit, edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është parë duk...