Fokus

GJENDJE E RËNDË/ Infokusi siguron pamjet brenda QKMF-së në Obiliq ku po rrezikohet jeta e qytetarëve, për të cilat drejtori Haki Jashari e kërcënoi gazetaren Hateme Smajli

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 01 July 2024

Gazeta Infokus ka siguruar pamjet brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, pamje për të cilat javën e kaluar u fye, ofendua e  kërcënua gazetarja Hateme Smajli, nga drejtori i QKMF-së, Haki Jashari.

Gjendja brenda duket të jetë tejet e rëndë, ku për shkak të rrjedhjes së ujit edhe nga sistemi elektrik gjë që rrezikon jo vetëm jetën e qytetarëve që shkojnë për të marrë shërbime por edhe të stafit mjekësor e teknik në këtë QKMF.

Ekipi i Gazetës Infokus me 25 qershor pas kërkesës nga qytetarët, shkoj në QKMF-në e Obiliqit për të realizuar një storie pas ankesave të shumta. Mirëpo aty hasi në rezistencën e drejtorit i cili kaloi edhe në fyerje, ofendime e kërcënime.

-Advertisement-

Këto pamje po e dëshmojnë se cila mund të ketë qenë arsyeja e vërtet se pse drejtori Jashari eskaloi duke e penguar ekipin të hynte brenda e të xhironte

Ndiqni më poshtë storien me pamjet:

Ndiqni kërcënimin që drejtori Haki Jashari i bëri ekipit të Infokusit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera