Gjendja e policit të plagosur është stabile, flasin mjekët që e operuan
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 09 December 2022
Polici Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje shëndetësore stabile.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë se operimi i tij ka kaluar me sukses dhe për disa ditë do të trajtohet në spital.
“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar, parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile. Kemi bërë edhe ekzaminime tjera si CT e kokës ku është konstatuar se tek pacienti kemi pjesë të metalit në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit”.
“Në bazë të analizave biokimike dhe biohemetologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Turakale ku edhe i është bërë intervenimi” tha mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora .
Ndërsa mjeku që e operoi tha se trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital.
“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, tha mjeku.
Ekipi mjekësor i operimit tha se të gjitha ilaçet dhe produktet tjera mjekësore që duheshin në operim janë siguruar nga QKUK-ja.
Të tjera
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendos...
-
Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgje...
-
“Blindohet” Uashingtoni, autoritetet i frikësohen reagimeve të dhunshme
Ndërkohë për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm...
-
‘Jemi nën sanksione’ – Osmani tha se Kosova e bekuar që ka mbështetje bipartizane nga SHBA’ja
Presidentja Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme të Shtetetve të Bashkuara t...
-
Limaj në 4 vjetorin e shkuarjes në Hagë të Thaçit e të tjerëve: Bashkëluftëtarët e mi po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit...
-
Ja kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale
Votimet në SHBA kanë filluar, me amerikanët që do të zgjedhin presidentin e t...
-
Trump beson bindshëm në fitore: Ata nuk do të jenë as afër nesh
Kandidati për president nga republikanët, Donald Trump, ka thënë se fitorja e...
-
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve...
-
“Miqësia me SHBA-në është jetike dhe e pashmangshëm”- Deputetje Shqipe Selimi
Shqipe Selimi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin maratonik të mba...
-
BE i përgjigjet Qeverisë: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe ci...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij votojnë në Florida
Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe njëherësh kandidat për Presidencia...
-
Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh
Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, ...