Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 29 May 2023

Një person mashkull është gjetur të dielën pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes” dhe është duke u hetuar nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Prishtinë 28.05.2023 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera