Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 14 October 2022

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë mëngjesin e së enjtes, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur ma rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshuar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera