Lajme

Gjendet një grạnạtë dore në Malishevë, intervenon FSK-ja

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 29 August 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka hasur afër një peme një mjet të dyshimtë të pashpërthyer në fshatin Terpezë të Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë rast, Njësia për deminim të FSK-së e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa asnjë incident.

“Terpezë, Malishevë / 28.08.2024 – 19:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera