Lajme

Gjendet i vdekur një person në bazën e KFOR-it në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 21 January 2020

Një punonjës 62 vjeçar është gjetur i vdekur në bazën e KFOR it Italian në Pejë, shkruan gazeta inFokus.

Rastin për gazetën Infokus e ka konfirmuar Shkodran Nikçki, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai tha se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes dhe se policia dhe prokuroria janë duke u marrë me rastin.

-Advertisement-

“Personi është gjetur i vdekur në bazën e KFORIT Italian në Pejë. Me të marrë informatën njësitet relevante u janë përgjigj vendit të ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Deri në marrjen e raportit nuk dihet për rrethanat e vdekjes”, tha Nikçi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera