Lajme

Gjenden tre trupa të tjerë në Thumanë

Autori: Gazeta inFokus 02:03 | 28 November 2019

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 3 trupa të pajetë në Thumanë.
Mediat lokale bëjnë të ditur se janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.
Viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.
Almiri Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa.
Numri tani ka shkuar në 35 viktima, raporton TCH.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera