Lajme

Gjenden 87 ‘mbetje njerëzore’ në kullën e tmerrit në Londër

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 05 July 2017

Plot 87 “mbetje njerëzore” janë gjetur në kullën e gllabëruar nga flakët në Londër. Policia ka njoftuar ditën e sotme se hetuesit kishin gjetur 87 “mbetje” por theksuan shpjet kjo nuk do të thoshte se ata kishin gjetur 87 trupa njerëzisht për shkak të “dëmit katastrofik” brenda bllokut rezidencial.

“Nuk të them se sa njerëz tani janë gjetur derisa identifikimi zyrtar të përfundojë plotësisht”, u shpreh “.

Rreth 250 specialistë po kërkojnë me kujdes përmes kullës së shkatërruar.
“Do të na duhen shumë muaj, por ne do të kërkojmë çdo banesë”, deklaroi policia.
Operacioni i rimëkëmbjes në bllokun e djegur të banesave ka rifilluar dhe mund të duhen disa javë për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.
Zjarri më i frikshëm në Londër filloi nga një frigorifer në katin e katërt të kullës Grenfell.
Policia britanike ka njoftuar se veshja e jashtme e ndërtesës nuk ia kishte dalë të izolonte zjarrin brenda apartamentit ku kullin flakët.
“BBC” raporton se Izolimi ndërtesë gjithashtu dështoi të mbante flakët brenda kullës dhe Policia Metropolitane ka konfirmuar se do të konsiderojë akuzat për vrasje.
Ndërkohë, Kryeministria Theresa May pranoi se mbështetja për familjet e kullës në “orët e para të tragjedisë” nuk ishte “mjaft e mirë”.
Deklarata erdhi pasi May u takua me vullnetarët që po ndihmojnë viktimat dhe disa prej banorëve tashmë të pastrehë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera