Gjashtë muaj mandat, raportim tek Kurti e raport brenda 30 ditësh – dokumenti i plotë për Grupin Punues për Apelin në Speciale
Autori: Gazeta inFokus
15:54 | 14 Tetor 2026
Qeveria e Kosovës ka formuar këtë të mërkurë një Grup Punues për çështjen e Apelit në Gjykatë Speciale kundër vendimit në shkallë të parë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky grup ka 30 ditë kohë të paraqes një raport fillestar, teksa mandatin do ta ketë gjashtë muaj.
Sipas dokumentit të Qeverisë, përveç Glauk Konjufcës që do të jetë Kryetar, në përbërje të Grupit do të ketë edhe:
Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, anëtar;
Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, anëtar;
Një përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, anëtar;
Një përfaqësues nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar;
Një përfaqësues nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtar;
Një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar;
Një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar;
Një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtar;
Një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar;
Një përfaqësues nga grupet parlamentare të komuniteteve joshumicë, anëtar.
Cilat janë detyrat e përcaktuara për këtë Grup Punues?
Ta hartojë propozimin për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë;
T’i identifikojë çështjet kryesore politike, juridike, institucionale dhe diplomatike që kërkojnë bashkërendim në nivel shtetëror;
Ta sigurojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të subjekteve parlamentare;
Të shqyrtojë dhe të propozojë masa për mbështetjen institucionale, juridike dhe diplomatike, në përputhje me kompetencat ligjore të institucioneve përkatëse;
Të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke respektuar pavarësinë dhe konfidencialitetin e tyre;
T’i identifikojë nevojat për ekspertizë profesionale dhe përfshirjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë;
Të propozojë mekanizma të përshtatshëm për komunikim dhe ndërveprim ndërinstitucional, duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë, të mbrojtjes dhe integritetin e procedurave gjyqësore;
Të shqyrtojë mundësitë juridike dhe institucionale për adresimin e çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave themelore, standardeve të gjykimit të drejtë dhe garancive procedurale;
Ta identifikojë, ta sistemojë dhe ta analizojë dokumentacionin historik, juridik dhe gjyqësor relevant, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera në Kosovë nga Serbia, gjatë viteve 1998-1999, me qëllim mbështetjen e dokumentimit dhe afirmimit të së vërtetës historike dhe, sipas nevojës, vënien e materialeve relevante në dispozicion të ekipeve mbrojtëse;
Të hartojë rekomandime për një qasje të bashkërenduar diplomatike dhe të komunikimit ndërkombëtar, me qëllim afirmimin e karakterit çlirimtar të luftës së popullit tonë, dokumentimin e krimeve të regjimit të Serbisë dhe promovimin e respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Detyrat dhe Rregullat tjera:
Grupi Punues, brenda tridhjetë (30) ditëve nga konstituimi, harton propozimin fillestar të Strategjisë Shtetërore dhe planin e veprimit, duke përcaktuar masat prioritare, institucionet përgjegjëse dhe afatet e zbatimit.
Grupi Punues obligohet ta informojë Kryeministrin e Republikës së Kosovës për punën dhe aktivitetet e tij, së paku një (1) herë në muaj.
Për çështje të veçanta, Grupi Punues mund të ftojë ekspertë, përfaqësues institucionalë ose profesionistë përkatës.
Anëtarët e Grupit Punues janë të obliguar ta ruajnë konfidencialitetin e informacionit që klasifikohet ose mbrohet me ligj.
Mandati i Grupit Punues është 6 muaj, me mundësi vazhdimi me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
DOKUMENT:



T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























