Lajme

Gjakovë: Rrihen mes vete “bëhen llom” katër gratë e familjes

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 06 June 2022

Të dielën në Gjakovë tre femra janë rrahur mes vete dhe më pas kanë sulmuar edhe një grua tjetër.

Sipas raportit të policisë rasti është cilësuar dhunë në familje, ndërsa me vendim të prokurorit katër gratë janë liruar pas intervistimit dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar edhe viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera