Lajme

Gjakovë: Një grua hịdhet nga kati i dytë i shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 02 September 2024

Një grua në Gjakovë është dërguar në emergjencë pasi e njëjta ka pësuar lëndime trupore meqë dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjakovë / 01.09.2024 – 18:30. Një femër K/Shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Policia po e heton rastin si “Shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera