Lajme

Gjakovari bën për spital një grua, policia i bastis shtëpinë i gjen disa armë e kallash A4 47

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 23 August 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi rrahu një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit ku gjeti e konfiskoi një numër të konsiderueshëm të armëve ndër to edhe kallashë të llojit AK 47.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, dhe sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin po ashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje“, ka njoftuar policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera