Sport

Giroud paralajmëron largimin nga Chelsea, Interi gati të përfitojë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 15 October 2019

Sulmuesit francez, Olivier Giroud, i ka sosur durimi për faktin që nuk po luan te Chelsea, pasi Frank Lampard ka zgjidhje të tjera parësore për repartin e avancuar. Në një prononcim të fundit e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij, nëse situata nuk ndryshon, do të jetë larg “Stmaford Bridge”:

“Nëse do të jem i detyruar, do të largohem, sikurse veprova kur isha tek Arsenali.”

Për këtë motiv, sikurse njofton “Tuttosport”, Interi e ka shënuar si objektiv të merkatos sulmuesin francez. Ao qenë Anontio Conte ai që e mori te Chelsea në janar të vitit 2018, 6 muaj para se të largohej nga drejtimi i bluve të Londrës.

-Advertisement-

Trajneri italian i zikaltërve e çmon shumë shumë si futbollist dhe në fakt i kujton stilin e lojës së Edin Dzkeos, të cilin Interi dështoi t’ia “rrëmbente” Romës gjatë merkatos së verës. Afrimi i Giroud në janar do të kushtonte pak dhe Conte do të kishte në dispozicion një lojtar i cili u përshtatet skemave të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera