Sport

Giggs e paralajmëron Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 20 November 2018

Ryan Giggs është deklaruar para gazetarëve për miqësoren ndaj Shqipërisë.
Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, ka thënë se ata duan ta fitojnë ndeshjen edhe pse është vetëm një miqësore.

“Natyrisht është një ndeshjes që duam ta fitojmë edhe pse ne luajmë për ta mbajtur veten në formë”, tha fillimisht trajneri uellsian, përcjell “lajmi.net”.

“Është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të aktivizohen, andaj dua të luajë më shumë me ta.

-Advertisement-

“Nuk do të ketë rëndësi se cili është rezultati në fund, por unë dua ta mbyll vitin me fitore. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi një skuadër kur humbet, dëshiron të kthehet te fitorja, çoftë edhe nëse është miqësore”, ka përfunduar Giggs.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera