Gështenja dhe efektet e saj
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 09 October 2017
Janë një simbol i vetë vjeshtës: gështenjat janë shije e vërtetë dhe kanë shumë vlera të dobishme.
Njëherë e një kohë kanë qenë ushqim i të varfërve, por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura, të thata apo dhe marmelatë, transmeton ksp.
Kush i konsumon është i sigurt për diçka: gështenjat na japin mjaft substanca të vlefshme që janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke pasur parasysh se nuk ka fare gluten. Por nuk mbaron këtu, vlerat e tij janë të nevojshme dhe në kozmetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.
Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Për shembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë. Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, aleat i elasticitetit të lëkurës.
Ja se si mund ti përdorim gështenjat për bukurinë tonë të përditshme.
Për fytyrën
Tuli i gështenjës ka fuqi zbutëse dhe është e nevojshme në përgatitjen e maskave për fytyrën, sidomos për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Mjafton të ziesh gështenjat dhe të nxjerrësh tulin. Mund të shtoni lëng portokalli për të fuqizuar vlerat zbutëse të maskës, apo qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes, apo akoma më shumë kos natyral për të ndriçuar lëkurën.
Për flokët
Me lëvozhgën e gështenjës apo me ujin që i zieni mund të përgatisni një sasi uji që do e përdorni për të shpëlarë flokët, për një flokë të shndritshëm dhe të butë. Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm për ata që kanë flokë të errët apo gështenjë pasi ajo jep një pasqyrim refleksi. Për femrat me flokë bionde apo ngjyrë të hapur përdorni më mirë një sasi lëngu duke zierë për 20 minuta gjethet e gështenjës, filtrojeni më pas e përdoreni për shpëlarje. Për trupin
Me miellin e gështenjave, përzier me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh apo me mjaltë, dhe mund të përgatisni një skrub që lë lëkurë të butë dhe të ndritshme.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































