Gërvalla pas takimit me Billstrom: Mërgata është ura më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 20 April 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj suedez, Tobias Billstrom, ka thënë se kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe miqësore.
“Unë Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë i cili ka ardhur edhe në funksionin e tij si përfaqësues i presidencës së BE-së, presidencës suedeze të Këshillit Evropian, e mirëprita sot në Aeroportin e Prishtinës. Patëm një bisedë të gjatë dhe miqësore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Është një ditë shumë e rëndësishme për ne të kemi këtu presidencës suedeze pikërisht sot, kur dje jemi kthyer nga Strasburgu ku është finalizuar përmes nënshkrimit të Parlamentit Evropian, të Këshillit dhe të raportuesit liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ajo tha se bashkë me ministrin Billstrom kanë diskutuar rreth zhvullimit të Kosovës.
“Biseduam me ministrin Billstrom natyrisht edhe rreth zhvillimit të Kosovës, biseduam për faktin që në Suedi kemi një mërgatë shumë aktive të integruar mirë e cila jo vetëm që është pjesë inetgrale e shoqërisë e vendit tonë, por kontribon në mënyrë shumë intensive edhe në shtetin ku ndodhet, pra në Suedi, në të gjitha fushat, si në ekonomi, si në arsim, ashtu edhe në fushat e kulturës të sportit dhe të gjitha fushat e tjera”, tha ajo.
Gërvalla u shpreh se mërgata jonë në Suedi, është siç u shpreh ajo, ura më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën.
“Ne mendojmë që mërgata jonë në Suedi është ura jonë më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën. Suedia ka qëndruar vazhdimisht në krahë të Kosovës, si para fillimit të luftës, ashtu edhe gjatë luftës, por sidomos pas përfundimit të luftës në rindërtimin e Kosovës dhe në njohjen e pavarësisë dhe në ndihmë të shtetit të Republikës së Kosovës, Suedia ka qenë gjithmonë prezente”, u shpreh tutje ajo.
Të tjera
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...
-
Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...
-
Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!
Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësor...
-
Linda Bekteshi fton diasporën të votojë: Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e LDK-së, Lendita Bekteshi ka...
-
Avokati Koci: U vërtetua që hetuesi policor s’morri pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat e tij
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektora...
-
Pensionet për kategoritë e lụftës, sa janë aktualisht e sa do t’i marrin me rritje nga ky muaj
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha...
-
“E kemi shkrujtë ma puno një spital në Prishtinë” – Lumir Abdixhiku e pranon që projektet i krijuan me CHATGPT
Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi para pak javësh një sërë projektesh, t...
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...
-
Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për ...