Lajme

Gërvalla para seancës konstituive: Sot synojmë të dalim nga situata që nuk i pëlqen votuesve

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 06 August 2026

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është optimiste se legjislatura e re do të jetë “legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë”.

Para seancës konstituive të Kuvendit, ajo ka thënë se sot do të përpiqen të dalin nga një situatë që nuk i pëlqen askujt.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në këtë ditë kaq të bukur për demokratinë e vendit tonë. Mbas zgjedhjeve të mira, zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, edhe sot do të shkojmë të zgjedhim, të konstituojmë Kuvendin edhe të përpiqemi të dalim nga një situatë e cila nuk i pëlqen askujt, aq më së paku votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy