Lajme

Gërvalla nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, Smajli kritikon Qeverinë për “strategjinë” për katërshen e UÇK-së: Me mbështetjen e cilës ministri do ta zbatoni?

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 14 Tetor 2026

Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas nismës së Qeverisë dhe ministres së Drejtësisë Donika Gervallës pasi ajo nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Smajli ka vënë në pikëpyetje seriozitetin dhe efektivitetin e kësaj nisme, duke e lidhur kritikën e saj me rolin e ministres Gërvalla.

Ajo gjithashtu ka kritikuar edhe veprimet e mëhershme të Gërvallës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

“Pra, Qeveria formon një grup punues për hartimin e një strategjie mbrojtëse në Apel për katërshen e UÇK-së, ndërkohë që ministrja e Drejtësisë nuk merr pjesë as në mbledhjen e Qeverisë. Jo vetëm kaq, por në krye të Ministrisë së Drejtësisë ke një person që publikisht ka pranuar se ka dërguar dosje apo “prova” kundër tyre në Gjykatën Speciale”, ka shkruar ajo.

Smajli thotë se, në këto rrethana, nuk beson se nisma e Qeverisë mund të japë rezultate konkrete.

“Asnjë nismë e kësaj qeverie nuk më duket serioze dhe as që besoj se mund të japë rezultate konkrete, përderisa Donika Gërvalla vazhdon të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë, pikërisht në një moment kaq të rëndësishëm”, ka deklaruar Smajli.

Në fund, ajo ka pyetur se me mbështetjen e cilës ministri Qeveria synon ta hartojë dhe zbatojë strategjinë.

“Me mbështetjen e cilës ministri synoni ta hartoni dhe ta zbatoni këtë strategji shtetërore, nëse jo me atë të Drejtësisë?”, ka përfunduar Smajli./Gazeta Infokus/

Me poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy