Lajme

Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, publikon foto me homologët nga Europa Juglindore, shihet edhe Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 03 September 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka publikuar një fotografi me ministrat e jashtëm të shteteve të Europës Juglindore para takimit të përbashkët që do të kenë në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Në fotografinë e publikuar nga Gërvalla shihet edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me Ministrat e Jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, në Forumin Strategjik të Bledit, para takimit të përbashkët”, shkroi Gërvalla duke publikuar një fotografi me homologët e saj, si dhe një të veçantë me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

-Advertisement-

Paraprakisht, Gërvalla zhvilloi një takim të veçantë me Fajon, si dhe me ministrin e Jashtëm të Kroacisë Gordan Grlic-Radman.

“Takime dhe diskutime konstruktive në ditën e parë të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni”, shkroi Gërvalla në një tjetër postim në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera