Gërvalla: Kosova, dëshmi e kritikëve që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 05 October 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje serioze, dhe ka arritur rezultate sa i përket sundimit të ligjit në vend.
Kështu u shpreh ministrja në një intervistë për Radiotelevizionin Publik Slloven.
“Sundimi i ligjit në Kosovë gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka qenë thjesht fjalë boshe. Përkundrazi ka pasur përpjekje serioze dhe rezultatet të cilat janë konfirmuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, që vlerësojnë luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, standardet demokratike, lirinë e mendimit, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, të gjitha dëshmojnë se Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Gërvalla.
Tutje, ajo shprehet se zhvillimin që ka bërë Kosova, është dëshmia kundrejt kritikëve të Ballkanit, që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan.
“Vetëm në Transparency International kemi përparuar më shumë se 20 vende brenda tri viteve. Kjo do të thotë se ka një zhvillim që është i pazakontë për të gjithë ata kritikë të Ballkanit, të cilët për një kohë të gjatë kanë thënë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan”, deklaroi Gërvalla.
“Ne jemi pikërisht dëshmia që kjo nuk është e vërtetë”.
Të tjera
-
Hamza në Gjermani takon njerëzit e Scholz dhe Baerbock, flet për vizionin e tij për ekonomi e investime të huaja
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke q...
-
Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati p...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Osmani diskuton me kryeministrin estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Poli...
-
Rama me një përqafim ndryshe për Zelenskyn
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas,...
-
Braktis veturën në Bubë të Zubin Potokut dhe ik, në të kishte birra të kontrabanduara
Policia e Kosovës njofton se Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilë...
-
“Vajza 30 vjeçare kërkonte divorcin për nënën sepse babai i kishte kërcëṇuar t’i vrịste”, avokatja rrëfen rastin e rëndë
Avokatja, Rovena Tujani – Klinaku ka treguar për njërin prej rasteve më të rë...
-
Përleshje masive në Istog, arrestohen katër të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi të njëj...
-
Përleshjet në Amsterdam, Izraeli do dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e tifozëve
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëher...
-
Shteti i vetëm që nuk ka shpallur një fitues, pse vazhdon ende numërimi në Arizona
Ndërsa tashmë dihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ka mb...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, kontrollohen disa shtëpi e lagje të qytetit
Të enjten një rast i rëndë ndodhi në Gjilan ku mbeti i vrarë 37 vjeçari, Soko...
-
Edhe 43 dëshmitarë pritet që të dëshmojnë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Nga lista që ka tani, Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) i ...