Lajme

Gërvalla: Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 24 July 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla – Shwarz, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Distria Krasniqi i dha Kosovës shkëlqimin e artë, shkruan Gazeta Infokus.

Gërvalla – Shwarz ka thënë po ashtu se si Distria ashtu edhe kolegët e keoleget e saj por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes e kulturës duhet ta ndjejnë dorën e shtetit gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë.

Shkrimi i saj i plotë:

-Advertisement-

“Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë. Krahas krenarisë së pafund, në këto çaste gëzimi të madh, të mos harrojmë që Distria, kolegët dhe koleget e saj, por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes, kulturës, gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre.

Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre”, ka shkruar Gërvalla – Shwarz./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera