Lajme

Gërvalla: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 31 March 2021

“Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer.

Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në emisionin “Kallxo Pernime”.Ditë më parë presidenti i Turqisë, RecepTayyip Erdogan, në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që të shqyrtohet hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kosova hapi më 14 mars ambasadën e saj në Jerusalem duke nxitur reagimin e Autoritetit palestinez, disa vendeve të Ligës Arabe dhe të Turqisë, e cila u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës “të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm”.Hapja e ambasadës u bë pak kohë pasi që Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike pas zotimit me marrëveshjen e Uashtingtonit të nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.
Bashkimi Evropian e vlerësoi “për keqardhje” vendimin e Kosovës po ashtu.Kosova u bë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

-Advertisement-

Në fund të vitit 2017, ish presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe në maj të vitit 2018 hapi ambasadën në atë qytet. Guatemala është vendi i dytë që zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera