Rozë

Genta çmend fansat, publikon foto lakuriq në pishinë pranë një mashkulli (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 14 July 2017

Ajo është padyshim njëra ndër këngëtaret më të njohura të estradës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Genta Ismajli e cila që në fillim të karrierës është veçuar për stilin e saj të veçantë dhe energjinë që gjithmonë ka sjellë në skenë, transmeton Gazeta Express.

Genta kohëve të fundit ka qenë pasive sa i përket projekteve të reja.

-Advertisement-

Mirëpo për të gjithë fansat e saj Genta tani ka paralajmëruar një projekt të ri i cili pritet të jetë një hit veror.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Genta përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në instagram, sipas të cilave shihet se Genta ka filluar me xhirimet e klipit.

Ky klip si duket do të jetë shumë i nxehtë.

Së fundmi Genta ka postuar një fotografi ku shihet nudo në pishinë, ndërkohë një mashkull që nuk i vërehet fytyra se kush është shihet duke e fotografuar atë.

Se sa do të pëlqehet kjo këngë nga fansat mbetët të shihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera