Gent Cakaj: Nuk jemi zotuar se negociatat do të hapen
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 19 October 2019
Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka thënë që Shqipëria nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kjo, pasi sipas tij, situata e Shqipërisë është ndryshe nga ajo e Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, në një intervistë për RTV Ora, Cakaj thotë që Shqipërisë nuk është zotuar sikur Maqedonia e Veriut, se negociatat do të hapen.
E sipas ministrit, qeveria shqiptare i ka përmbushur të gjitha detyrat e kushtet për t’u hapur negociatat.
Gent Cakaj: Çështja është se Maqedonia e Veriut i përket rrethanave të tjera politike për shkak se sfidat politike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë të tjera. Ata kanë bërë një referendum popullor dhe çështja kryesore ka qenë që nëse shtetasit e Maqedonisë do të duan ta ndryshojnë emrin shtetëror në këmbim të agjendës evropiane dhe atlantike të vendit. Ndaj përgjegjësia atje është krejtësisht tjetër. Po ashtu zotimi i qeverisë së atjeshme ka qenë se negociatat do të hapen. Në Shqipëri përveçse nuk ka pasur një problem të tillë politik, në Shqipëri nuk ka pasur zotim të prerë se negociatat do të hapen. Ne kemi qenë tërësisht të kujdesshëm që ne të themi që ne përpiqemi për hapjen e negociatave, por nuk mund ta garantojmë suksesin e tyre për shkak se një copë e madhe e punës nuk varet nga marrëdhënia e Shqipërisë me vendet anëtare, por nga marrëdhënia e vendeve anëtare me vetë BE.
Pyetja: Pra ju dhe qeveria shqiptare nuk keni asnjë përgjegjësi, sepse kjo gjë mund të avancojë në vite?
Gent Cakaj: Po nëse avancon në vite, Shqipëria duhet të mbetet pa qeveri sipas kësaj logjike, meqenëse BE është jo i gatshëm të vazhdojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Qeverisë i takon ti përshtatet rrethanave të reja që shfaqen si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të BE. Qeveria shqiptare duhet të kishte qenë përgjegjëse nëse nuk do të kishte përmbushur detyrat e saj ose në rast se ky vendim do të kishte ardhur si rrjedhojë e dështimit të fushatës tonë diplomatike. Përkundrazi ne kemi arritur të ndryshojmë edhe qëndrimin e Gjermanisë për mirë. Çështja është, për ta sqaruar më përmbajtësish këtë punë. E para, disa prej kushteve kryesore për hapjen e negociatave nuk janë kompetencë e qeverisë fare. Psh, thellimi i rezultateve të vettingut. Kjo punë i përket institucioneve të pavarura të drejtësisë. Raporti nuk është raporti i qeverisë, por është raport i Shqipërisë dhe natyrisht në të qeveria shqiptare ka përgjegjësinë më të madhe. Sa i përket përgjegjësive të qeverisë, detyrat janë përmbushur. Qeveria shqiptare është e pafuqishme dhe as e ka këtë mundësi objektivisht që ta ndryshojë politikën e Francës në raport me zgjerimin.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...