Lajme

Gazmend Bytyçi takohet me bashkëluftëtarët në Reçak

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 03 February 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Gazmend Bytyçi, është mirëpritur në Reçak nga bashkëluftëtarë dhe qytetarë të kësaj ane, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka njoftuar se në këtë takim ishte së bashku me kryetarin e Shtimes, Naim Ismailin, ish-kryetarin Fehmi Mujota si dhe kolegë të tjerë, ku biseduan për luftën e UÇK’së.

“Në Reçakun e historisë së lavdishme, bashkë me Kryetarin e Shtimes, Naim Ismailin dhe ish Kryetarin Fehmi Mujota, si dhe me kolegët Abdullah Musliu e Rrahman Jakupi, takuam shumë bashkëluftëtarë dhe qytetarë të kësaj ane.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Numri 107 i PDK’së,  është shprehur se tipar identifikues i Reçakut është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“UÇK-ja mbetet gjithmonë tipar identifikues i Reçakut dhe kryetemë e bisedave tona, sa herë që shkoj aty.Falenderim i veçantë për Reçakun e luftës për liri!”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera