Sport

Gazetarja e sportit sulmohet në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 17 September 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra, në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës.

Emra është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës, njofton AGK.

Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup.

-Advertisement-

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera