Gazetari serb i ashpër: Jo merr ose le, por merr ose do ta bësh me zor

Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 07 May 2023
Gazetari dhe analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se amerikanët dhe Brukseli duhet të bëjnë presion më të madh ndaj Vuçiqit dhe Kurtit sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, duke iu ofruar atyre variantin ‘merr sot ose pasnesër do ta marrësh me zor dhe jo ‘merr ose le’.
Ai u shpreh se tani është momenti i fundit për një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, faktori ndërkombëtarë është lodhur me këtë çështje dhe ikja e tyre nga veriu do ta ndizte atë pjesë menjëherë me incidente serioze, madje edhe me luftë, e që siç tha ai, as serbët dhe as shqiptarët nuk e duan.
Kërstiq ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit për të cilat thotë se kanë qenë të ligjshme, por ai konsideron si të pakuptimtë faktin që dikush me 75 vota të udhëheqë me Komunën e Zveçanit për të cilën thekson se ka rreth 15 mijë banorë serbë.
Gazetari i cili jeton në veri të Kosovës, e sheh të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë, por vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me mbështetje serioze të autoriteteve ndërkombëtare.
‘Respekt i madh për AAK-në, LDK-në, Nisma-n dhe për ato parti të cilat nuk kanë dashur të jenë pjesë e kësaj shfaqjeje të lojës. Më vjen keq shumë, por kam edhe një vërejtje, vërejtje nga zemra demokratike për PDK-në, e cila në emrin e saj ka fjalën demokratike, ndërsa dëshiron që me 75 vota të udhëheqë një qytet me 15 mijë banorë.… Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme vetëm pas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me mbështetje shumë serioze të autoriteteve ndërkombëtare. .. Që do të thotë se normalizimi është çështja kryesore pas marrëveshjes franko-gjermane dhe aneksit të Ohrit”, tha ai.
Kërstiq e sheh zgjidhjen me krijimin e një asociacioni të favorshëm për të dyja palët dhe pa ingerenca territoriale, për të cilën thotë se do të krijohet deri në fund të këtij viti, ndërsa zgjidhjen përfundimtare të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit e parashikon në fund të vitit 2024.
“Asociacion i cili do të jetë i favorshëm për të dyja palët, që d.m.th asociacion jo me ingerenca territoriale dhe në anën tjetër shtetin e pavarur të Kosovës. . Autoritetet ndërkombëtare janë lodhur shumë me udhëheqësit e të dyja shteteve dhe kjo duhet të ndërpritet. Duhet thënë, ju të dy s’keni bërë asnjë marrëveshje, që do të thotë tash jeni në duart e administratës amerikane dhe të Brukselit, merrni sot ose merrni pasnesër me zor, jo mere ose le, por merrni sot ose pasnesër apo pas gjashtë muajsh, me zor. Për serbët asociacioni, për kosovarët shteti i pavarur, dhe të nisim të ndërtojmë jetën së bashku. Më duket se ky është kriteri i vetëm … Jam optimist.. deri në fund të këtij viti do të kemi një asociacion, dhe deri në fund të vitit të ardhshëm të kemi përfundimisht dy shtete… Pa ata (ndërkombëtarët) ne do të kemi edhe luftë këtu nesër, incidente serioze, që dmth. është moment i fundit…As qytetarët e zakonshëm shqiptarë, as serbë, jo që nuk janë për luftë, por ata nuk janë për asnjë incident”.

Të tjera
-
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit IV ndaj përmbytjeve në 5 provinca
Zyra Shtetërore kineze e Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësira...
-
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuve...
-
Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë t...
-
Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut
Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arresti...
-
Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë u...
-
Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me b...
-
Kryeprokurori i Prishtinës del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë
Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kë...
-
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Pris...
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...
-
Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcë...
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...