Lajme

Gazeta ruse: 40 marinarë të vrarë në fundosjen e anijes së famshme “Moskva”

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 18 April 2022

Rreth 40 marinarë janë vrarë, disa janë zhdukur e shumë të tjerë janë plagosur në momentin kur është fundosur anija luftarake ruse “Moskva’, shkruan gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe, duke cituat nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Ajo tha se djali i saj i tha asaj në telefon se anija “Moskva” ishte goditur nga tri raketa tokësore, nga territori ukrainas.

“Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin, shkruan BBC.

-Advertisement-

Tutje, ajo thotë se djali nuk donte t’i jepte asaj detaje për gjendjen në anije, sepse sipas saj, ishte e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera