Fokus

Gazeta Infokus të mërkurën publikon shpenzimet marramendëse të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të saj në dy vitet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 07 November 2023

Njëra ndër temat më të diskutuara për vite me radhë e për të cilën jo rrallë herë janë kritikuar madje shumë ashpër pushtetet e kaluara janë shpenzimet dhe abuzimi me paratë e shtetit.

Njëri ndër zërat kritikë për këto shpenzime ka qenë edhe tash Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Mirëpo me “pushtetin e ëmbël” po ndërrojnë edhe qëndrimet e kritikat.

Të mërkurën Gazeta Infokus publikon shpenzimet e Presidentes, Vjosa Osmani me 44 udhëtime zyrtare dhe kabinetit të saj në dy vitet e fundit.

-Advertisement-

Dreka të luksit, deri në afro dy mijë euro vetëm një drekë, qindra mijëra euro shpenzime në bileta të udhëtimit e akomodime si dhe mëditje të majme që kanë marrë stafi i Vjosa Osmanit.

Përmes qasjes në dokumente publike Infokusi ka siguruar shpenzimet në udhëtime zyrtare duke u nisur nga e para e shtetit, këshilltaret dhe pjesëtarë te tjerë të kabinetit të Osmanit që kanë qenë pjesë e udhëtimeve zyrtare, gjithsej 19 prej tyre.

Infokusi do të ju sjellë në detaje shpenzimet për secilin e po ashtu edhe shpenzimet në karburante për 7 veturat zyrtare të presidencës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera