Gazeta Infokus kishte publikuar raportin konfidencial për pazaret e Pal Lekajt që sot u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 31 January 2024
Në vitin 2018 në kohën kur Pal Lekaj, në krye të ministrisë së Infrastrukturës mburrej për projektin madhor, ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, Gazeta Infokus kishte publikuar një raport konfidencial ku në detaje ishin të përfshira pazaret e ish ministrit në ndërtimin e kësaj autostrade.
Për të cilat, Pal Lekaj u dënua sot me 3 vite e 8 muaj burg, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë raport të cilin në atë kohë qeveria e kishte konsideruar si konfidencial, përshkruheshin në detaje punët e paguara e të pakryera, shkeljet, afatet kohore e përftimi monetar në emër të tyre që në total i kushtuan buxhetit të shtetit hiq më pak se 53 milionë euro.
Detaje të pagesave të miratuara edhe nga Qeveria e Kosovës, dëshmojnë se si ishte paguar për një makineri gurëthyese për pesë muaj rresht nga 2,573 euro në ditë pa punuar fare, e që në total fatura ka shkuar në afro 1 milionë euro për dy të tilla.
LEXO EDHE: Ekskluzive: Zbulohet raporti konfidencial i “plaçkës” 53 milionë euro
Faqe të tëra të raportit të kishte siguruar nga Gazeta Fokus, përmbnin detaje tronditëse të korrespodencave mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës e drejtuesve të kompanisë për “pazarin” e autostradës.
Në bazë të këtij raporti konfidencial dyshohej për fryrje të faturave në shifra qindra mijëra euro në mallra dhe shërbime, ushqime të personelit, sigurim të objekteve dhe gjëra të tjera. Disa prej të cilave shpenzime koti.
Të dhënat e detajuara dëshmojnë se si vetëm për një makinë asfalti është kalkuluar shpenzimi ditor 180 euro e që totali qe i është faturuar buxhetit të shtetit në emër të shpenzimit vetëm të kësaj makine ka shkuar në hiq më pak se 40 mijë euro.
Pas 6 vitesh në proces gjyqësor, Pal Lekaj së bashku me të tjerët është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pal Lekaj është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg dhe tre vite largim nga çdo pozitë shtetërore, shkruan Gazeta Infokus.
Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Kurse, Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tij, po ashtu u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim. Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...