Sport

Gattuso ankohet për orarin e ndeshjeve të Milanit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 01 December 2018

Trajneri i Milanit nuk është i kënaqur që do të luajë të dielën në mesditë.

Gennaro Gattuso e quan të pakuptimtë caktimin e orarit të ndeshjes së radhës të Milanit.

Rossonerët të dielën presin në San Siro skuadrën e Parmës me fillim nga ora 12:30 dhe sipas Gattusos ky takim është dashur të luhej në një orar më të vonshëm pasi ekipi i tij ka luajtur të enjten ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Duddelange.

-Advertisement-

“Më duket absurde që të luash të enjten nga ora 18:55 dhe menjëherë të dielën në 12:30”, ka deklaruar Gattuso për Milan TV.

“Nuk dua të hap polemika por thjesht e kam të pakuptueshme. Megjithatë ne do të jemi të gatshëm për të luftuar, nuk dua asnjë arsyetim pasi kështu jemi më të fortë”, përfundoi ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera