Gati për luftë? SHBA paralajmëron sërish Korenë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 15 August 2017
Tonet mes Uashingtonit dhe Phenianit po ashpërsohen gjithnjë e më shumë. Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një paralajmërin ndaj udhëheqjes komuniste bëri fjalë madje për luftë.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar Korenë e Veriut të mos nisë një luftë kundër vendit të tij. “Nëse ata do të godasin Shtetet e Bashkuara, kjo mund të kulminojë shumë shpejt drejt luftës”, tha Mattis para gazetarëve.
Uashingtoni dhe Pheniani i kanë ashpërsuar gjithnjë e më shumë tonet së fundmi. Presidenti amerikan kishte paralajmëruar se SHBA do të reagojnë me “zjarr dhe zemërim” ndaj testeve të tjera me raketa. Koreja e Veriut kërcënoi pas kësaj me sulm ndaj ishullit Guam, ku SHBA mban një bazë ushtarake. Mattis u shpreh, se nëse raketa do të marrë drejtimin e Guamit, “ne do ta asgjësojmë atë”.
Kreu i Pentagonit, Mattis bashkë me kreun e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson, të ftuar në një artikull me për “Ëall Stret Journal”, kishin përdorur një gjuhë tjetër. Tillerson ishte treguar i përmbajtur ndaj zgjidhjes ushtarake. Në artikull theksohet se qeveria amerikane nuk ka ndonjë interes të rrëzojë pushtetmbajtësin Kim Jong Un. Uashingtoni nuk ndjek as ndonjë strategji për bashkim të shpejtë të dy Koreve. “Nuk kemi asnjë nevojë që të dëmtojmë popullin koreanoverior që vuan prej kohësh, e që dallon nga regjimi i tij.”
Edhe ditët e ardhshme përmbajnë potencial konflikti mes Uashingtonit e Phenianit. Të martën të dy shtetet koreane përkujtojnë fitoren kundër trupave japoneze në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Phenianit mund ta përdorë këtë për një demonstrim të ri force. Kreu i shtetit koreanoverior, Kim Jong Un i është drejtuar SHBA-së me thirrjen që të lenë “provokimet arrogante” dhe “kërkesat e njëanshme”. Gjatë vizitës në një shtab ushtarak ai e theksoi edhe njëherë gatishmërinë për të sulmuar ishullin Guam.
Kina që konsiderohet si fuqia mbrojtëse e Koresë së Veriut rriti së fundmi presionin ndaj Phenianit. Ajo reagoi me ndalimin e importit të hekurit, qymyrit dhe frutave të detit nga shteti i izoluar ndërkombëtarisht./DW

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































