Lajme

Gashi: Qeveria qe një vit nuk e ka përmirësu gjendjen me energjinë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 08 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës qe një vit nuk e ka përmirësu gjendjen në energji.Ai ka thënë se nuk ka pasur përmirësim por përkeqsim dhe ka thënë se nuk është përmirësuar as furnizmimi dhe as prodhimi.

“Pra kemi hyrë në një situatë ku Qeveria me vendime dhe veprime të vazhdueshme prej 24 dhjetorit, pra prej një viti nuk ka arrit të përmirësojë gjendjen në sektorin e energjisë. As nuk është përmirësu prodhimi as nuk është përmirësu furnizimi bile ka pasë përkeqësim”, ka thënë ai.Më tej ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës për të dhënë llogarinë se çfarë ka ndodhur me këto masa emergjente.

“Koosva A, A1, A5 kemi mi pa të gjitha në media dhe nuk kemi kurrë ndonjë raport se çka ka ndodh me këto masa emergjente, në fund të fundit, Qeveria duhet të vijë në Kuvend dhe t’i jap llogari Kuvendit cilat janë produktet e këtyre masave emergjente”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera