Gashi për Asociacionin: Po shkon përtej asaj që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi

Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 01 March 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, konsideron se plani evropian lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe shkon përtej asaj që kanë nënshkruar ish-kryeministrat, Hashim Thaçi (2013) e Isa Mustafa (2015).
Gashi, në Klan Kosova, tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë plan e ka quajtur si bazë e mirë dhe të njëjtën veçse e ka pranuar.
“Komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi tjetër, një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”.
“Kjo nuk ka qenë më herët, ajo që kam mundur të vërej unë është që shumica e analistëve e kanë interpretuar sikur kjo është Asociacioni – kjo është përtej saj dhe është përtej asaj çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kjo iu jep më shumë fuqi serbëve në Kosovë”, tha ai.
Gashi, mes tjerash, tha se Kurti duhet të japë shpjegime për nenin 7 të planit të cilin e konsideron si problematik.
“Zotëri Kurti duhet të tregojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çfarë kanali duhet të kenë serbët në Kosovë për komunikim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Këto nuk janë nënshkruar nga Mustafa e Thaçi por po pranohen nga Kurti që po i quan si bazë e mirë – por ky është negocim i dobët”.
“Pikë më të dobët e shoh në këtë marrëveshje të pranuar nga Kurti dhe të marrë si obligim”, u shpreh Gashi.

Të tjera
-
Rra*hje masive mes disa personave në Shkup, përdoren edhe shufra metalike e shkopinj druri
Një incident i rrallë ndodhi sot në qarkoren e Shkupit, ku disa persona, pas ...
-
Ganimete Musliu: Në këtë ditë të rëndësishme, ndjejmë mungesën e liderëve tanë historikë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur mall...
-
Burim Ramadani: Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas kolap...
-
Inspektorati në veri të Mitrovicës has në mallra të skaduara në markete, i largojnë nga tregu
Inspektorati në Mitrovicën e veriut gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë vepri...
-
Gjykata: Ivanoviq u vr*a se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e ish-pol...
-
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me r...
-
Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasn...
-
Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së ko...
-
“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin
Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit...
-
Hakerët nxjerrin mbi 16 miliardë të dhëna personale në Google, Facebook e Apple, alarmojnë eskpertët: Ndryshoni passwordin
Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi s...
-
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës Sërpska, konstaton Themelorja
Gjykata e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit...
-
I frikësuar se mund të vri*tet, udhëheqësi suprem i Iranit bën një lëvizje të pazakontë
I frikësuar se mund të vritet, udhëheqësi suprem i Iranit flet kryesisht me k...