Lajme

Gashi pasi VV s’e votoi komisionin për hetimin e situatës energjetike: Një hetim i tillë do të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 28 March 2022

Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta miratojë themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Pasi iniciativën e PDK-së nuk e votuan deputetët e pushtetit, shefi i GP-të LDK-së, Arben Gashi, doli në një konferencë për media.

Gashi tha se LVV tentoi ta pamundësojë hetimin parlamentar për këtë çështje, por që një gjë e tillë sipas tij do të ndodhë, me 40 nënshkrimet të cilat kanë filluar të mblidhen.

-Advertisement-

“Ka pasur një abuzim të jashtëzakonshëm. Përveç që kriza është ndikuar nga jashtë, ka pasur faktorë të mëdhenj të brendshëm. LVV çuditërisht refuzoi të formohet ky komision. Me sa mbaj mend unë nuk është refuzuar ndonjëherë formimi i një komisioni parlamentar. Komisioni do të formohet me 40 nënshkrime. Ky komision do të dalë me një raport. Nëse ka abuzim, do të dalë ai konkluzion. Qeveria dhe LVV tentuan që ta pamundësojnë formimin e këtij komisioni. Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve. Tentuan ta pamundësojnë hetimin parlamentar, por kjo nuk do të ndodhë sepse hetimi do të ndodhë me çdo kusht”, tha Gashi para gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera