Lajme

Gashi numëron “fajet” e diasporës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 31 March 2022

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se diaspora ka “faj” në atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë dekadës së kaluar.

Gashi fillimisht ceki kontributin e madh të mërgimtarëve në Kosovë dhe “tradhtinë” që i bëri Qeveria Bukoshi me fondet e “3%-shit” dhe “Gjithcka për Pavarësinë e Kosovës”.

“U tha më herët që pak a shumë janë tri gjenerata të mërgimtarëve. E para është e para viteve 90-ta, e dyta e viteve 90-ta dhe e treta prej viteve 2000 deri në kohën e Isa Mustafës kur ikën me të madhe. E viteve 90-ta ishte më e rëndësishmja.

-Advertisement-

Shumë shqiptarë mbeten pa punë atë kohë dhe ndihmuan me të madhe me paratë e tyre. Ishin kontributet e tyre që dhanë në “3%”, “Vendlindja thërret” e një tjetër që nuk përmendet është ajo e Qeverisë Bukoshi më 98-të “gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës i pat lëshuar disa çeka dhe i pat thënë se pas luftës do i merrni ndërmarrjet. Por nuk i ka dhënë kurrë. Këtu ajo ndihet e tradhtuar“, tha ai.

Gashi thotë tutje se mërgimtarët kanë qenë “mirëmbajtës të krizës” dhe kanë dorë në shkatërrimin urbanistik.“Por ata e kanë edhe një far kompleksi si e kuptojë unë. Ne kemi qëndruar këtu e kemi rezistuar e ata kanë ikur.

Mendoj se i ka disa anë pozitive kontributi i tyre por edhe disa anë negative. Mendoj se ajo që ka ndodhur me krizën në Kosovës gjatë viteve 2010. E kanë mirëmbajtur ata. Ço para ata këtu, e këta rri si parazita këtu e mos u qoni në protesta kundër krizës. Pra mirëmbajtës të krizës. E dyta është shkatërrimi urbanistik.

Kanë dhënë para të mëdha për të blerë banesa këtu, e nuk kanë pasur fare kritere. E kanë parë jashtë se çfarë rregullimi ka. Jau lë fajin edhe atyre”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera