Gashi: Kurti pësoi metamorfozë, pranoi gjithçka që kundërshtoi për 15 vjet
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 12 February 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti ka pësuar metamorfozë.Gashi për këtë ndryshim të Kurtit karshi Zajednicës dikur, e Asociacionit sot, thotë se e ka pyetur disa herë kryeministrin e Kosovës, por që kurrë nuk ka marrë përgjigje.
“Mendoj se para se të them se çka ndodhi me Albin Kurtin na duhet të bëjmë përveç bilancit të deklaratave ta bëjmë edhe bilancin e kostove sa i ka kushtuar Kosovës kjo, pra demonstrata 2008 kundër Pakos së Ahtisarit, qëndrimi kudër, marrëveshjes së Parisit , qëndrimi kundër shpalljes së Pavarësisë, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2011, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2013, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2015 e tutje kanë kosto politike dhe jetësore për përkrahësit e LVV dhe z Kurti. Unë këtë pyetje ja kam bërë në Kuvend Kurtit dhe s`kam marrë përgjigje”, thotë ai për “Expose”.
Gashi thotë se kostoja e kundërshtimit të Asociacionit nga Kurti në opozitë disa të rinjve u kanë kushtuar me jetë.
“Cili është çmimi, cilat janë kostot që i ka paguar Kosova. Disa të rijnë të reja i kanë paguar me jetë disa të tjerë me karrierën e tyre sepse kanë hyrë në VV si persona që kanë zhvilluar aktivitet kriminale ose aktivitet terrorist dhe karriera e tyre ka përfunduar duke besuar se po mbrojnë integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa sot qe realisht Kurti është në Qeveri si kryeministër, kërkesat dhe ambiciet e tij janë më të pakta sesa qëndrimet dhe kërkesat e Kosovës në këto tri vitet e fundit. Marrëveshje finale ligjërisht e obligueshme e ratifikuar nga dy kuvendet me njohje eksplicite. Ndërsa sot ajo që Kurti ka pranuar publikisht është një marrëveshje e quajtur marrëveshje evropiane më herët franko gjermane si një zgjidhje e ndërmjetme, pra që nënkupton në një të ardhme afat mesme, ne do të fillojmë prapë të bisedojmë me Serbinë përstatusin finale të Kosovës që unë mendoj se është rrezikshme nëse në këtë fazë jepet asociacioni pastaj do të kërkohet dhe do të ketë kërkesa për më shumë. Asociacioni është një obligimi i Kosovës që duhet të formohet, por duhet të formohet në momentin që arrijmë njohjen reciproke, dy paleshë. Në këtë marrëveshje që është marrëveshje evropiane nuk ka njohje reciproke”, thotë Arben Gashi.
Të tjera
-
Ther*t me thïkë një person në Gjakovë
Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë. “Një mashkull kosova...
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për sh...
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...