Fokusi në Komuna

Gashi: Glauk Konjufca nuk është dashur ta pranojë ofertën e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 05 Nëntor 2025

Analisti politik Kenan Gashi ka deklaruar në emisionin “Fokusi n’Komuna” se Glauk Konjufca nuk është dashur ta pranojë ofertën e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si një veprim që mund të ndikojë në raportet politike brenda partive.

“Nuk besoj se Glauku është dashur ta pranojë ofertën e Kurtit. Kurti e ka propozuar për shkak të personalitetit të tij që gëzon respekt në shumë parti politike dhe fiton nder nga shumë drejtime,” – u shpreh Gashi.

Sipas tij, liderët e tjerë politikë tashmë e kanë kuptuar se Albin Kurti ka tendencë të krijojë tensione dhe konflikte të brendshme brenda subjekteve politike, gjë që, sipas Gashit, po ndikon në prishjen e stabilitetit politik në vend.

-Advertisement-

“Tashmë të gjitha subjektet politike e kanë kuptuar se Kurti ka prirje për të krijuar përçarje brenda vetë subjekteve politike,” – theksoi ai.

\https://www.youtube.com/watch?v=Z1q8uyMFoo0

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy