Garë për kryetarin, Eduart Selami bën një deklaratë të pabesueshme për Bashën
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 14 July 2017
Kandidati për kryetar të PD-së Eduart Selami vijon të ruajë gjuhën e moderuar dhe me tonetë ulëta në garën brenda kampit blu, e pazakontë për një garë politike në Shqipëri.
Përmes një postimi në “Facebook” Selami e konsideron Bashën një vlerë për PD-në, për vetë eksperiencën e tij si kryetar, por thekson se demokratët meritojnë më shumë se sa mund të japë ai.
Statusi i plotë i Selamit në “Facebook”
Te dashur demokrate,
Gara per kryetarin e partise ka hyre ne fazen e saj finale dhe me te rendesishme te saj, ku mbetet vetem 1 jave per te vendosur jo thjesht se kush do drejtoje partine, por se si do jete e ardhmja jone e perbashket. Do te jemi te fuqishem, alternative dhe histori suksesi per Shqiperine dhe shqiptaret apo do te ngelemi pas ne kohe duke rrezikuar edhe ekzistencen tone.
Une jam mese i bindur qe me kontributin tim si kryetar, do te mund ta kthej PD ne nje vater te vlerave demokratike ku te gjithe te jene te perfshire dhe asnje te mos jete i pavleresuar. Demokrateve i duhen te gjithe.
Sot jane dy modele qartazi te kunderta. Zoti Basha eshte vlere ne PD me eksperiencen e tij si kryetar por demokratet duan dhe meritojne me shume se ajo qe mund te jape ai, e cila tashme eshte e vjeteruar dhe e refuzuar.
Une i bej thirrje te gjithe demokrateve te cilet nuk shohin shprese, te mos dorezohen. Shpresa fitohet duke u bazuar tek rregullat dhe ndershmeria. E shoh te gabuar politiken e percarjes. Na duhet medoemos bashkim. Une jam i bindur se rikthimi ne binaret e statutit dhe vlerave do te sjelle shpresen e humbur tashme. Cdo perpjekje per te hedhur balte mbi cilindo demton dhe percan familjen tonepolitike. Une i ftoj te gjithe te japin kontributin e tyre ne modernizimin e partise. Edhe une si shume personalitete te tjere ne PD qe jane shprehur hapur ne publik mendoj se kjo gare eshte e pabarabarte, por une jam ketu per te treguar se eshte e fitueshme nese vertet e ke ne zemer PD. Eshte e fitueshme bashke me ndihmen tuaj. Mendoni mundesine qe do te keni per te permiresuar ate qe nuk shkon dhe per te korrigjuar ate qe eshte bere gabim, nese ndihmoni per te ringritur Partine Demokratike dhe jo te dorezoheni ose te bojkotoni. Une kam propozuar nenin ne statut qe kryetari te mos kete te drejte te kandidoje nese humbet zgjedhjet por mendoni se sa me bashkekohor do te behet statuti nese te gjithe ju propozoni nene dhe ndertoni ate qe do te jete fortesa e nje Shqiperie europiane. Nese bojkotoni, nuk do ta kemi kete mundesi. Ky eshte nje premtim dhe do te realizohet brenda muajit te pare timin si kryetar. Une ju kerkoj ndihme te gjitheve ju sepse dua t’ju perfaqesoj te gjithe ju. Nese mendoni se zoti Basha nuk mund ta beje kete, une po ju them qe tashme e keni nje alternative tjeter qe mendon si ju dhe ju kerkoj ndihme per ta realizuar bashke…
Le te fillojme se bashku edhe njehere si ne ditet tona me te mira nje udhetim te pandalshem ku brezat qe vijne te thone me krenari se ketu filloi nje nga historite me te sukseseshme te shekullit 21, qe quhet Shqiperi. Une e shoh ate duke ardhur dhe se bashku do ta realizojme.
Faleminderit,
Eduard Selami. /albeu.com/
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...