Auto&Tech

Garë në mes të BMW Z4, Porsche Boxster GTS e Audi TTS

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 10 June 2019

Garë në mes të tri super veturave për të zbuluar se cila është më e mira.

BMW Z4, roadsteri më i ri e vetura më e shpejtë pa tavan në tregun e sotshëm, përballë Porsche Boxter GTS e Audi TT-s, që të tria super vetura të shpejta, transmeton koha.net.

BMW Z4 M40i ka motorin 3.0 litërsh turbocharged i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.4 sekonda.

-Advertisement-

Porsche Boxster GTS me 365 kuajfuqi e shtatë shpejtësi automatike, shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 3.9 sekonda.

E Audi TTS ka motorin 2.0 litërsh TFSI që prodhon 306 kuajfuqi e sistemin Quattro me të gjitha rrotat aktive.

Në start të kësaj gare, BMW del e para me startin më të mirë, e pas saj Audi TTS, por në fund të garës Porsche Boxster GTS lë që të dyja pas, duke dal e para.

Porsche Boxter GTS arriti që ta përfundoj pistën për 12.2 sekonda e ndjekur nga pas nga BMW Z4 M40i me 12.3 sekonda e pas tyre Audi TTS me 12.7 sekonda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera